Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kërkoni një banesë të lirë? Ja zonat më të përballueshme për “xhepin” në Tiranë

21:55 / March 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
apartamente
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse jeni në kërkim të një banese në kryeqytet, çmimet më të lira i ofron periferia dhe vijnë duke u shtrenjtuar në bazë të afërsisë me qendrën apo të zonave me kërkesë të lartë dhe me blloqe të mirë organizuara banimi.

Kështu, qeveria ka bërë zyrtare çmimet mesatare të referencës së shitblerjes për m2 për banesat në Tiranë, të cilat fillojnë nga dyshemeja prej 23 mijë lekë m2 në Shëngjergj duke arritur maksimalen në 190 mijë lekë m2 në njësinë administrative nr  5.

Nga ish komunat që janë bërë pjesë e Bashkisë së Tiranës, çmimet  më të shtrenjta janë kryesisht në  Farkë, Dajt, Kashar, Petrelë dhe Peze edhe pse zona në zhvillim, ku një m2 kushton mbi 53 mijë lekë. Sa i përket njësive historike të kryeqytetit, njësia ku mund të gjesh apartamente me çmime më të arsyeshme është ajo 11, që korrespondon me zonën e Laprakës, ku variojnë nga 70-87 mijë lekë.

Megjithatë, pothuajse në çdo njësi, ka nënndarje të zonave që mesa duket nuk janë shumë të preferuara dhe kanë çmime që janë më të përballueshme për qytetarët, të cilat zbresin deri në 60 mijë lekë m2.

Ajo që vihet re është se nga vendimi i një viti më parë qeveria nuk ka bërë ndryshime në çmimet e referencës, ndërsa në realitet, qytetarët duhet të paguajnë çdo ditë e më shumë për blerjen e një apartamenti.

Elisabeta Dosku/SCAN

apartamenti Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin ‘Skenderbej’

10:21 / October 19, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve

10:19 / October 16, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.