Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërkonin ta shpallnin të paligjshëm arrestimin e Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

19:16 / January 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GJK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë në lidhje me padinë e 1/5 së deputetëve të cilët kërkonin ta shpallnin të paligjshëm arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas argumentit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se 1/5 e deputetëve të rithemelimit megjithëse janë pjesë e pushtetit ligjvënës nuk mund të veprojë në emër dhe kompetencat e Kuvendit.

Mbledhja e gjyqtarëve vlerësoi se kjo padi për shkak të mosplotësimit të kushteve nuk mund të merret në shqyrtim.

WhatsApp Image 2024 01 19 at 18

“Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, në kundërshtim me Kushtetutën, e kanë konsideruar veten kompetente për të vendosur nëse duhet pyetur ose jo Kuvendi paraprakisht përpara vendosjes së masave shtrënguese që kufizojnë lirinë e deputetit, duke vendosur me vullnetin e tyre mosdërgimin e kërkesës në Kuvend. Për rrjedhojë, vendimmarrjet e tyre, për sa i takon refuzimit për t’iu drejtuar me kërkesë për lejimin e vendosjes së masave të sigurimit personal ndaj deputetit të Kuvendit, nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën Pavarësisht se kërkuesi, grupi jo më pak se një e pesta e deputetëve, është pjesë e pushtetit ligjvënës, kjo nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës (Kuvendi).

Ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit dhe as të barazohet me të, për këtë arsye kërkuesi, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet organeve kushtetuese, Kuvendit, nga njëra anë, dhe Prokurorisë së Posaçme e Gjykatës së Posaçme, nga ana tjetër. Për rrjedhojë, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se antikushtetutshmëria e vendimeve gjyqësore që pretendohet se përbën shkakun e lindjes së konfliktit të kompetencave, nuk mund të merret në shqyrtim.

Për më tepër, Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se vendimet gjyqësore të kundërshtuara, duke qenë se i drejtohen një deputeti konkret janë ngushtësisht personale, për rrjedhojë kundërshtimi i tyre eventualisht edhe pranë Gjykatës, pas shterimit të mjeteve të zakonshme të ankimit, është në të drejtën e atij individi interesat e të cilit cenohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se deputeti, në cilësinë e individit, gëzon të drejtën kushtetuese për t’iu drejtuar kësaj Gjykate kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

12:53 / September 5, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.