Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërkonte të ëmën biologjike, zbulon një vëlla tjetër të braktisur në jetimore

15:56 / December 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ana media
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mirela ka treguar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare se ka qenë e birësuar nga dy prindër Shkodranë dhe e ka zbuluar këtë gjë kur ishte në gjimnaz. Direkt pasi u martua ajo nisi kërkimet për familjen biologjike, ku përveç nënës gjeti dhe një vëlla tjetër të braktisur në shtëpinë e fëmijës.

Ardit Gjebrea: Ti kë ke ftuar sot?

Mirela: Sipas të dhënave mua më thanë që kjo ka dhe një djalë të quajtur Arben. Arbeni ishte fëmija i saj i parë dhe ai jetonte në Shkodër. Mua më tha një person që të ndihmoj unë ta gjesh, se në furrat e bukës ku punonte ai, ajo kishte shoqëri e më tha ta gjej unë atë. Atij i thonë të kërkon një vajzë dhe sipas të dhënave thotë që është motra. U prezantuam, ai kallëzoi të vetat, unë të mijat.

Ardit Gjebrea: Dhe rezultuat vëlla e motër?

Mirela: Në bazë të ngjashmërisë, të bardhë, të hollë e kemi krijuar atë idenë që ne jemi motër e vëlla. Unë kam qenë 27 vjeç kur e kam takuar dhe akoma kam marrëdhënie të mira me të. Me atë intuitën time them që 90% jemi motër e vëlla, por i vihet një vulë, një dokument tamam i sigurt, je pak më i çlirët.

Ardit Gjebrea: Po ti e ndjen që Ismetja është nëna jote?

Mirela: 90% po.

Ardit Gjebrea: Çfarë do i thuash Arbenit sot?

Mirela: Do ti them që do e përforcojmë mendimin që jemi motër e vëlla dhe duhet që nëna ta pranojë me gojën e vetë se unë jam vajza e saj. Unë mendova t’ja bëj këtë surprizë pasi ai ka qenë personi më i dhimbshëm, sepse ka jetuar në breforof, më vjen keq ta them këtë.

Ardit Gjebrea: E ka takuar Arbeni Ismeten?

Mirela: Po, po më ka thënë.

Ardit Gjebrea: E ka pranuar Ismetja se Arbeni është djali i saj?

Mirela: Arbeni thotë se ka shkuar 3 herë në këtë fshat kur ka qenë i ri, e ka kërkuar dhe ajo i thoshte unë e di se je djali im, ke vuajtur, më vjen keq, por nuk kam pasur mundësi të të mbaj.

E diela shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.