Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

KESH importon 1.5 mln euro energji elektrike për dy ditë

17:40 / October 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kesh 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka blerë 1.5 mln euro energji elektrike për dy ditë. Sipas procedurës është importuar 6,100 Mwh vetëm për të plotësuar nevojat e vendit për fundjavën.

Energjia është blerë me një çmim mesatar prej 252,13 euro i cili rezulton se është ulur disafish nëse e krahasojmë me disa javë më parë ku niveli i çmimeve të energjisë në bursë kapi pikun.

Niveli i ulët i ujit në Fierzë i cili tashmë rezulton rreth 270 metra si dhe mungesa e reshjeve përgjatë javës së fundit duket se ka detyruar KESH që të dalë në import për të plotësuar kërkesën e konsumatorëve në vend.

Po ashtu prurjet rezultojnë se janë pakësuar dhe në Fierzë rezultojnë se janë 70 m3 në sekondë. Ky nivel rezulton se është disa metra nën mesatatren për këtë periudhë e cila zakonisht është e shoqëruar me reshje të shumta Vetëm një javë më parë Korporata Elektroenergjitke Shqiptare në bazë të tenderit të zhvilluar ka blerë për periudhën 1-31 tetor rreth 34 milionë euro.

Sipas të dhënave në total është blerë një sasi prej 74,500 megavatorësh me një çmim mesatar prej 455.24 eurosh thuajse me një çmim dyfish më i lartë se ai i procedurës së fundit.

Qeveria shtyu për në nëntor aplikimin e fashës prej 800këh një masë që u miratua edhe nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike me arsyetimin e uljes së konsumit dhe përmirësimin e nivelit në Fierzë.

Tashmë pritshmërie janë që vendi të përfshihet nga reshjet javën e ardhshme duke ndikuar në shtimin e prurjeve në kaskadë. Sipas parashikimeve meteorologjike të IGJEUM qarqet që do të preken nga reshjet që pritet të nisin që prej darkës së të dielës do të jenë Shkodra, Kukësi, Dibra Fieri e Vlora.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.