Mbledhja e Këshillit të Bashkisë Mat miratoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë Mat, e nënshkruar nga drejtori Stefan Çipa dhe kryebashkiaku Agron Malaj.
Mësohet se kjo marrëvshje është e vlefshme për tre vjet dhe me vullnetin e palëve ajo mund të zgjatet.
Bazuar në relacionin e paraqitur nga administrata për pronat e bashkisë Mat të cilat i kalojnë Entit Kombëtar të Banesave për ndërtimin e banesave sociale me kosto të ulët, këshilli miratoi ndërhyrjen në dy prona, me sipërfaqe totale 4175 m2 truall, nga kjo 2874 m2 ndërtesë, e cila është tejet e amortizuar, e shkatërruar dhe pa asnjë lloj funksioni.
Ky vendim i hap rrugë kryerjes së investimit në qytetin e Burrelit.

