Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Këshilli bashkiak Mat miraton ndryshimet, parkimi në Burrel 100 lekë/m2, largohen nga puna 21 punonjës

12:16 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkia Burrel
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot këshilli bashkiak Mat ka miratuar buxhetin për vitin 2019 si dhe ndryshimet në strukturën organizative, tarifat lokale, etj. Gjatë diskutimit për paketën fiskale të këtij viti u ndryshua vetëm taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e zënies së hapësirave publike. Për të parën është rënë dakort që nivelet të jenë minimale, aq sa lejon ligji. Ndërsa për taksën e zënies së hapësirave publike u vendos 100 lekë/m2 në njësinë administrative Burrel, pra në qytet, dhe 50 lekë /m2 për tetë njësite e tjera. Në Macukull, Derjan, Rukaj, Ulëz, Baz, Komsi, Lis taksa e parkimit ishte 60 dhe 30 lekë/m2, tani do të jetë unike 50 lekë/m2 për të njëjtën sipërfaqe. Ajo që ra në sy ishte vendimi për heqjen nga puna të 21 punonjësve të ujësjellësave të fshatrave, largimin nga struktura e bashkisë dhe i kalojnë ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve Mat. Plani i  të ardhurave për vitin 2019 është në vlerën   411 433 000  lekë. Këshilltarët e komisionit të ekonomisë në këtë këshill konstatuan se; “niveli i investimeve është i ulët,  niveli  i pagave është i lartë dhe shpenzimeve operative janë të tilla, nuk kemi asnjë mundësi të realizimit të katër objektivave strategjike të vendosur nga bashkia, madje as fillimin e realizimit të tyre,  të ardhurat e parashikuara na duken të fryra sepse nuk mendojmë se do arrihet realizimi i tyre  në masën 100%”.

bashkia mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Altin Bojni pas fitores në Mat: Punët e mira nuk do ndalen

08:03 / November 10, 2025

PS drejt fitores së thellë edhe në Bashkinë e Matit

00:14 / November 10, 2025

Mat/ Voton kandidati i PS: E diela është dita e vendimit të qytetarëve

09:24 / November 9, 2025

Sot zgjedhje në pesë bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

07:45 / November 9, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.