Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Këshilli i Evropës kritikon Holandën për kushtet e refugjatëve

17:10 / September 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata me të cilën përballen azilkërkuesit në Holandë ka qenë prej kohësh e papranueshme dhe është përkeqësuar gjatë muajve të fundit.

Kështu shkroi komisionerja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, në një letër drejtuar qeverisë holandeze të premten.

Duke iu referuar veçanërisht qendrës së regjistrimit të refugjatëve Ter Apel, ku qindra refugjatë kanë fjetur jashtë, Mijatoviç shkroi se situata aktuale “duket se nuk arrin as standardet minimale” të përcaktuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo shprehu shqetësimin për vonesat në ofrimin e duhur të strehimit dhe i kërkoi qeverisë holandeze “të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar qasje në strehim të përshtatshëm, ushqim, ujë të pijshëm dhe objekte sanitare, dhe të mbrojë në mënyrë efektive të drejtën për shëndetin e njerëzve në qendër.”

Mijatoviç shprehu gjithashtu shqetësimin për atë që ajo i ka cilësuar si “ndryshime të forta në trajtimin që u ipet ukrainasve” me atë të kombësive të tjera.

“Trajtimi diskriminues duhet të parandalohet”, tha ajo.

Ajo vuri në dukje vdekjen e një foshnjeje 3-muajshe në Ter Apel më shumë se një javë më parë, duke përshëndetur një hetim në vazhdim për shkakun.

Autoritetet holandeze në Hagë thanë të premten se asnjë akt kriminal nuk ka ndodhur, por zyrtarët shëndetësorë po vazhdojnë hetimet e tyre.

Një javë më parë, Qeveria holandeze njoftoi që do të alokojë fonde shtesë për strehimin e refugjatëve

Këshilli i Evropës monitoron të drejtat e njeriut në 46 vendet e tij anëtare./ Rel

keshilli i evropes kushtet Refugjatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për montazh të rremë, BBC: S’ka bazë për padi

08:44 / November 17, 2025

Wadephul tur vizitash në Ballkan, DW: Ja çfarë do të thotë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

17:18 / November 16, 2025

Gen Z që po sfidon qeveritë në botë, a mund të përfshihet Europa nga kjo lëvizje?

16:59 / November 16, 2025

Humbi jetën në vendin e punës, identifikohet 45-vjeçari shqiptar, shpërthejnë protestat

15:59 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.