Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këshilltarët e Berishës dhe Metës nuk votuan ndihmën ekonomike, Veliaj: Papagaj, më thanë se kishin urdhër nga kryetari partisë

17:03 / February 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3016f146 49d4 4711 b49d a61b7f82af28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar qëndrimin e djeshëm të këshilltarëve të PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit, të cilët nuk votuan dhënien e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë dhe bonusin e qirasë për të pastrehët.

Nga shkolla e re “Asim Vokshi”, kryebashkiaku u shpreh se këshillat duhet të jenë edhe hapësira ku zhvillohen beteja civile dhe shkollat kanë një rëndësi të veçantë për të përgatitur qytetarë me arsyetim europian.

“Beteja që kishim dje në Këshillin Bashkiak… pasi bashkia u përpoq gjithë javën për të sistemuar disa familje me ndihmë ekonomike dhe me bonus qiraje, për të kaluar buxhetin për Kolegjin e Europës, vijnë disa kolegë që përfaqësojnë forca të tjera politike dhe thanë: ‘Unë nuk të lë të flasësh!’. Por, si do funksionojë demokracia nëse nuk shpjegoj çfarë do të votojmë? Kur e pyeta privatisht pse sillesh keshtu, pse nuk lejon që të bëjmë një ‘betejë’ civile, ose të paktën të kalojmë në një votim, më tha ‘sepse kryetari i partisë më tha bëj kështu!’. Pyetja këtu nuk është a është ai i arsimuar dhe a ka mbaruar shkollën. Pra, këtu nuk është pyetja të mësojmë, duke qenë papagaj që thjesht memorizojnë. Këtu pyetja është: a kemi ne aftësi analitike? A kemi logjikë? A kemi arsyetim europian? ajo që unë shpresoj shumë që, më shumë se sa zysha t’i thotë dikujt ngrihu dhe trego se çfarë ke mësuar, është të tregojmë që ne kemi aftësi të logjikojmë. Fakti që ende në 2024 ne kemi debate të kësaj natyre në Parlamentin e qytetit, do të thotë se ka shumë diploma, por jo detyrimisht shumë arsim. Dëshira ime është që në këtë shkollë të kemi aq shumë arsim, aq sa kemi diploma, se kjo është mënyra më dinjitoze për ta përballur”, tha Veliaj.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia sulmon aeroportet ukrainase

18:09 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

12:53 / September 5, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.