Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj i ftuar këtë të hënë në “Top Story” tha se e mbyll mandatin e tij bashkë me përfundimin e Presidentit Ilir Meta më 24 korrik.
“Unë e mbyll mandatin tim bashkë me presidentin Meta, në mos ndonjë ngjarje tjetër më para, do të vijoj jetën time profesionale”, tha Dervishaj.
Kujtojmë se presidenti i ri i vendit do të jetë Bajram Begaj, i cili u zgjodh në parlament me 78 vota pro.