Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kështu përllogaritet taksa e banesës

19:32 / September 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksa e prones 3 765x383 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Data 15 shtator është afati i fundit që çdo qytetar që ka një pronë të tij duhet ta vetëdeklarojë atë në një nga pikat e ujësjellës kanalizimeve., pasi taksa e ndërtesës do të paguhet përmes një formule të re dhe do të vijë me faturën e ujit. Taksimi i ri bazohet mbi vlerën e pronës.

Sipas kreut të Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, njësitë e vetëqeverisjes vendore përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësi pronësore.

Baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave:

  1. a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret për banim;
  2. b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
  3. c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën ndërtuesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Formula: Vlera e ndërtesës( sipas çmimit referues) x shkalla e taksës (0.05%) = taksa vjetore për tu paguar.

Për ta konkretizuar: Në Bashkinë  Tiranë një banor që ka një ndërtesë 100m2 në NjA1 në zonën 1 (zona Ali Demi).

Çmimi referues për m2 në këtë zonë llogaritet 97.700 lek.Vlera e ndërtesës 100m2 është 9.770.000. Kjo do të shumëzohet me shkallën e taksës që është 0.05%. Rezultati që del është 4.885 lek. Vlera vjetore për tu paguar në bashki në bazë mujore është në shumën 407.08 lek.

Por nëse qytetari ka në pronësi përvec apartamentit apo shtëpisë ku banon edhe ndërtesë ku ushtron veprimtari biznesi, apo parkim, etj, do të paguajë taksë edhe për atë.

Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari biznes është 1.5  herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve.

Çmimi për metër katror për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

Çmimi për metër katror për parkim të hapur është 30% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

Çmimi për metër katror për veprimtari industriale, të tilla si prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme me to është 50% çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

Duhet theksuar se për personat të cilat nuk e kanë vetëdeklaruar ndërtesën, qoftë shtetas i huaj apo vendas, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave kanë detyrim ligjor për të paguar.

Në kushtet e mungesës të të dhënave nga burime zyrtare dhe vetëdeklarimit, metodologjia ka përcaktuar si zgjidhje: Sipërfaqjen e prezumuar. Nëse banesa identifikohet, por nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës/njësisë pronësore, përdoren vlerat referuese për sipërfaqe:
100 (njëqind) m2 për ndërtesat për banim;70 m2 për banesat para vitit 93”./SI

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.