Arbër Hajdari, opinionist i tre sezoneve të “Big Brother VIP Albania” ka folur në lidhje me këtë eksperiencë. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Cherry on Top”, ai po ashtu preku edhe komentet që janë bërë për pozicionin që ai mban.
Bora Zemani i vuri në dukje edhe komente të personave të tjerë që duan ta zëvenësojnë.
Për këto, Arbri tha se kush dëshiron duhet t’i drejtohet Top Channel. Po ashtu, ai shtoi se kush do rolin e opinionistit duhet ta bëjë mirë rolin.
“Duhet të aplikojnë. Një duhet të më mbushin mendjen mua, dhe ti drejtohen Top Channel. Me kënaqësi ndjej respekt për ata që i kanë kërkuar, por kush kërkon nuk i jepet. Duhet të tregojnë se dinë ta bëjnë rolin. Për mua nuk është problem edhe nëse do të zëvendësohem”