Kaq shumë gjatë po flitet për romancën e tyre, dhe pse asnjëri publikisht nuk ka pranuar asgjë me zë e figurë, por përmes postimeve të ndryshme të tyre kanë lënë të kuptohet këtë gjë.
Flasim për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn që mesa duket marrëdhënien e tyre e paskan bërë edhe familjare. Këtë e tregojnë dhe fotot më të fundit të stafit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ku i pranishëm ka qenë dhe vëllai i Arbanës, Sidriti.
Kujtojmë se Arbana është motër e vetme e dy vëllezërve, Shpatit dhe Sidritit.



