Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Këtë herë mbahet në Tiranë, ja çfarë është Komuniteti Politik Europian

14:38 / May 15, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
900 0 1747300692xscreenshot 52 888
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj 2022, në Strasburg. Ai nuk është institucion i Bashkimit Europian (BE) dhe nuk ka bazë juridike apo traktat formal. Sipas përfundimeve të samitit të parë në Pragë (6 tetor 2022), KPE synon të ofrojë një forum për dialog politik dhe bashkëpunim në çështje me interes të përbashkët për vendet evropiane.

KPE përfshin 47 shtete: 27 vendet anëtare të BE-së dhe 20 vende të tjera europiane (si Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Turqia, Zvicra, Norvegjia, etj.). Samitet organizohen dy herë në vit, në vende të ndryshme. Pjesëmarrja bazohet në ftesë politike, jo në ndonjë kriter të përcaktuar institucional. KPE nuk ka sekretariat të përhershëm, buxhet të dedikuar apo strukturë vendimmarrëse – vendimet dhe konkluzionet janë të karakterit konsultativ dhe jo detyrues.

Në dokumentet përgatitore të samiteve të mbajtura (si ai në Moldavi në qershor 2023), theksohen katër fusha prioritare:

  1. Siguria dhe mbrojtja, përfshirë mbështetjen për Ukrainën.
  2. Energjia dhe lidhja infrastrukturore.
  3. Ndërlidhjet ndërmjet njerëzve, përmes projekteve arsimore, kulturore dhe të rinisë.
  4. Emigracioni dhe stabiliteti rajonal.

KPE nuk e zëvendëson procesin e zgjerimit të BE-së dhe nuk është një “dhomë pritjeje” për anëtarësim, por është parë nga vendet e Ballkanit Perëndimor si një mekanizëm për rritjen e rolit politik në Europë dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes strategjike europiane.

Komuniteti Politik Europian Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Konflikti Iran-Izrael, Basha: Pas sulmit disa gjëra shkuan gabim

21:50 / June 20, 2025

Kumbaro në Kavajë: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve, policia në terren për zbatimin e ligjit

21:20 / June 20, 2025

Perëndimi magjik në Borsh, Rama poston foton nga bregdeti

20:50 / June 20, 2025

VIDEO/ Tabaku thirrje për ndryshim: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane

20:22 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.