Në një pikë të jetës sonë, të gjithë kemi folur me një ish-partner/e, ndaj le ta lëmë mohimin dhe le të njihemi me 5 mesazhet që kurrë, po kurrë ama s’duhet t’ia dërgosh ish-it:
Sa shumë po vuan pas ndarjes
Me siguri, ti do tregohesh person i sinqertë, ama ish-i do të ndihet mirë që jeta jote ka marrë dishezën që pas ndarjes suaj.
Një përshëndetje pa kontekst
Nëse i thua thjesht “Çkemi, si je ti?”, pa e shoqëruar me ndonjë pyetje apo kërkesë, më mirë mos e dërgo fare. Nëse do të komunikosh, gjeje një justifikim dhe jepi!
Mesazhe me tone xhelozie
Ai/ajo është lidhur me dikë tjetër? Bukur, por që mos i hidh kunja, sepse thjesht do të dukesh sikur ende interesohesh për jetën e tij/saj. Stalk-ëroje në qetësi, fshehurazi!
Njoftimin që po njeh dikë të ri
Okay, por pse duhet ta dijë ai/ajo?
Kërkesë llogarie
“Pse s’po më përgjigjesh në kohë?”, “Pse ma lë seen?”, etj…Thjesht jo, mos e bëj! Kujtohu që s’jeni më bashkë dhe personi tjetër s’e ka për detyrë të të përgjigjet menjëherë.