Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Këta antibiotikë nuk duhen që t’i përdorni asnjëherë

20:59 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
antibiotiks
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka bërë publike efektet e padëshiruara kur përdoren antibiotikë të klasës së kinoloneve dhe flourkinoloneve dhe apeloi kufizimin e tyre. Lajmi u dha nga Urdhri i Farmacistëve në vendin tonë.

Në njoftim thuhet se përdorimi i antibiotikëve që u përkasin klasës së fluorkinoloneve, shoqërohet me efekte të padëshiruara të parikuperueshme, që mund të zgjasin (muaj, vite) dhe prekin organet ose sistemet. Efektet e padëshiruara serioze prekin tendinat, japin artralgji, dhimbje të ekstremiteteve, debulesë, neuropati e shoqëruar me parastezi, depresion, lodhje, shqetësime të gjumit, dëgjimit, shikimit, shijuarit dhe ndjeshmërisë.

Dëmtimet e tendinave (në mënyrë të veçantë tendina e Akilit, por edhe tendinat e tjera) mund të vihen re brenda 48 orëve të para të fillimit të trajtimit me flourkinolone, por dëmtimet mund të ndodhin edhe disa muaj pas përfundimit të trajtimit. Pacientët e moshuar me probleme renale ose që kanë pasur një transplant të organeve dhe që kanë qenë në trajtim me barna kortizonikë, paraqesin risk të lartë të dëmtimeve të tendinave.

Pacientët të jenë në kontakt me mjekun në rast të simptomave të neuropatisë si dhimbje, djegie, ndjesi shpuese në këmbë, lodhje. Fluorkinolonet nuk duhen përdorur në përgjithësi nga pacientët që kanë pasur efekte të padëshiruara të parikuperueshme nga përdorimi i barnave të klasës së kinoloneve e flourkinoloneve.

Efektet negative

Përdorimi i antibiotikëve që u përkasin klasës së fluorkinoloneve shoqërohet me efekte të padëshiruara të parikuperueshme, që mund të zgjasin muaj ose vite dhe prekin organet ose sistemet.

Efektet e padëshiruara serioze prekin tendinat, japin artralgji, dhimbje të ekstremiteteve, debulesë, neuropati e shoqëruar me parastezi, depresion, lodhje, shqetësime të gjumit, dëgjimit, shikimit, shijuarit dhe ndjeshmërisë.

Dëmtimet e tendinave (në mënyrë të veçantë tendina e Akilit, por edhe tendinat e tjera) mund të vihen re brenda 48 orëve të para të fillimit të trajtimit me flourkinolone, por dëmtimet mund të ndodhin edhe disa muaj pas përfundimit të trajtimit.

Pacientët e moshuar me probleme renale ose që kanë pasur një transplant të organeve dhe që kanë qenë në trajtim me barnat kortizonikë, paraqesin risk të lartë të dëmtimeve të tendinave. Te pacientët e kësaj grupliste, administrimi i njëkohësishëm i kortizonëve me flourkinolonë duhet evituar.

Me shfaqjen e shenjave të para, si dhimbje të tendinave ose inflamacione, pacientët duhet të ndërpresin trajtimin me flourkinolone. Pacientët të jenë në kontakt me mjekun në rast të simptomave të neuropatisë, si dhimbje, djegie, ndjesi shpuese në këmbë, lodhje.

antibiotikë asnjehere barna perdorni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.