TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Paloka ironi me arrestimin e Vangjush Dakos: Skenari Rama, regjia Yuri Kim

19:11 / June 6, 2023

 Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

18:59 / June 6, 2023

Arrestimi i Dakos/ Mbulohet me fasadë hyrja e Drejtorisë së Policisë Tiranë

18:47 / June 6, 2023

Rama reagon pas arrestimit të Vangjush Dakos: Dje ishin krah meje, sot janë përballë prokurorëve dhe gjyqtarëve

18:30 / June 6, 2023

SPAK kërkoi arrestimin e tij/ Vetëdorëzohet Vangjush Dako

18:17 / June 6, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Këto BLOGERE shqiptare na tregojnë si të guxojmë me ngjyrat gjatë këtyre ditëve të ftohta

17:57 / January 6, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryesisht jemi mësuar me idenë se ngjyrat e errta i përkasin sezonit të vjeshtës dhe dimrit. Gjatë kësaj stine ne jemi mësuar që të shohim kudo ngjyrën e zezë, kafe dhe gri dhe shumë rrallë ngjyrat e hapura dhe të ndezuara. 

Siç e kemi thënë dhe më herët, në fushën e modës nuk ka rregulla, prandaj nësë i pëlqeni ngjyrat, por ‘keni pasur frikë’ dhe nuk guxonit t’i vishni ato gjatë dimrit, atëherë një lajm i mirë është për ju në horizont. Ky vit është i juaji, pasi stilistët dhe dizenjuesit e famshëm na kanë prezantuar në koleksionet e tyre ngjyrat si ndër trendin më IN që duhet të përqafojmë këtë sezon të ftohtë.

Blogeret, kanë qenë të parat që kanë përqafuar ngjyrat dhe i kanë bërë pjesë të garderobës së tyre dimërore.

Në qoftë se dëshironi të jeni unik dhe ndryshe nga të tjerët atëherë, mos e kufizoni veten dhe imagjinatën tuaj. Pra vajza, lërini ngjyrat e errta mënjanë dhe vishni ato me ngjyra.

Nëse ende nuk jeni të bindura, atëherë blogeret tona shqiptare do t’ju japin frymëzimin e duhur që këto ditë të ftohta dimri t’i zbukukoroni me ngjyra ngazëllyese dhe plot jetë:

Linda Dido është ndër blogeret më të reja që na është prezantuar vitin që lamë pas dhe mund të themi që është një ndër blogeret më premtuese dhe inspiruese. Nësë bën një udhëtim tek Instagrami i saj do të kuptosh që stili i saj është plot jetë dhe i dominuar me shumë ngjyra, kryesisht jeshilja dhe roza si në fotot që mund të shihni më poshtë:

Ngjyra rozë në modë është gjithmonë sinonim i feminiliteti dhe një ndër ngjyrat më të dashura nga fashionistet dhe blogeret. Alba Hodo dhe Jona Haderi e kanë përqafuar shumë këtë ngjyrë gjatë sezionit të dimrit duke na dhënë në këtë mënyrë ide se si të veshim këtë ngjyrë kaq të ëmbël edhe në dimër. Orange is the new black (Portokallia është e zeza e re), na ka treguar blogerja e njohur Odeta Banushaj duke na sugjeruar një look kaq romantik për këto ditë të ftohta dimri. Portokallia është një ngjyrë e gjallë që transmeton energji dhe pozitivitet. Stilin e Anxhelina Kotorri mund ta përshkuajmë si një stil ekstravagant dhe modern duke ecur në një hap me trendet e modës. Edhe ajo luan shpesh me ngjyrat dhe ky pellush i gjatë dhe shumë i ngrohtë ngjyrë jeshile do të ishte ideale në këtë sezon. Mustarda është një tendencë e vërtetë e këtij sezonit dhe mesa duket ngjyra e preferuar e Estela Ujkës gjatë dimrit, e cila me këtë pallto ngjyrë mustardë i ka dhuruar një prekje intensive dhe të rafinuar pamjes së saj. Nëse do të guxoni të visheni me këtë ngjrë, padyshim që do të rrëmbeni vëmendje dhe do të dukeni me shum stil.

blogere dimri ftohta Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kujdeseshin për të, nënë e bijë nga Shqipëria i boshatisin llogarinë bankare të moshuarës italiane

16:52 / June 6, 2023

Aksident tragjik/ Italiani përplas për vdekje gruan shqiptare

18:26 / May 25, 2023

Nis zbatimi i marrëveshjes me Britaninë, 200 shqiptarë të dënuar do kthehen brenda 2 vitesh

08:22 / May 24, 2023

U kapën në Angli në fermën e kanabisit, dënohen me burg kushërinjtë shqiptarë

19:24 / May 22, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

 Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

18:59 / June 6, 2023

Rama reagon pas arrestimit të Vangjush Dakos: Dje ishin krah meje, sot janë përballë prokurorëve dhe gjyqtarëve

18:30 / June 6, 2023

SPAK kërkoi arrestimin e tij/ Vetëdorëzohet Vangjush Dako

18:17 / June 6, 2023

Detaje nga urdhërarresti i SPAK për Vangjush Dakon, hetimi kishte nisur prej një viti

18:12 / June 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Paloka ironi me arrestimin e Vangjush Dakos: Skenari Rama, regjia Yuri Kim

19:11 / June 6, 2023

 Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

18:59 / June 6, 2023

Arrestimi i Dakos/ Mbulohet me fasadë hyrja e Drejtorisë së Policisë Tiranë

18:47 / June 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.