Disa ditë më parë Atdheu tregoi se kishte shkëmbyer një puthje në buzë me Antonelën.
Ajo e pranoi, por tha se Atdheu e kishte puthur pa dëshirën e saj. Më pas pati një reagim nga Elvisi, i cili thumboi publikisht Antonelën.
“Ka dy lloj mostrash në këtë botë:
Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.
Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.
Për këtë të dytën jam më i sigurt”- shkroi Elvisi përkrah fotos së një litari që simbolizon varjen, foto të cilën e ripostoi dhe Atdheu.
Teksa shpërtheu në të qara, Antonela foton e postimit ia tregoi dhe Arjanit. Ky i fundit iu kthye keq Elvisit, ku me tone të larta ai i kërkoi të largohet nga programi.
“Ty Loco, të fala dhe të tolerova ofendimin që më bëre, po për këtë gjë unë kërkoj të përjashtohesh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju. Ke qenë një njeri ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo? Si nuk keni turp që ja dërgoni këtë foto një vajze dhe që kërkoni që ajo të varet për një gjë që ka bërë me apo pa dëshirën e saj”, u shpreh Arjani i revoltuar.