Sigurisht që të dukesh perfekte në 24 orë është e vështirë. Është e dhimbshme të shohësh përpjekjet e tua teksa shkojnë dëm nga një gabim shumë i vogël. Nëse përpiqeni të rregulloni disa gabime të vogla, do të dukeni shumë “cool”, aq sa do të tërhiqni edhe vëmendjen e të tjerëve.
Shmangni përgatitjet e minutës së fundit.
Është mirë të mendoni për veshjen tuaj, një natë më parë. Kjo mënyrë do t’ju shkurtojë kohën dhe do të keni ide të qarta se rrobat e zgjedhura do u qëndrojnë më mirë.
Në qoftë se nuk visheni sipas temperaturave.
Nëse strukeni nga i ftohti, dijeni se asnjëherë nuk do të dukeni bukur. Apo kur djersini shumë dhe vishni xhaketa gjatë verës. Mundohuni të visheni sipas stinës.
Veshja e papërshtatshme për vendin ku po shkoni.
Nuk mund të vishen taka klasike nëse ju duhet të ecni nëpër kalldrëme. Apo të skoni në punë me fustan të shkurtër. Nuk visheni sipas përmasave që keni. Mos u gënjeni nga uljet e sezonit. Nëse ju pëlqen një fustan por nuk është masa juaj, hiqni dorë.
Mungesa e aksesorëve si shtesë.
Me siguri që dukeni shumë këndshëm me një palë xhinse të bukura dhe një bluze të thjeshtë. Nëse i shtoni një aksesor, do të dukeni shumë trendi.