Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këto janë 45 batutat e papara nga filmat e vjetër që shqiptarët i përdorin ende

12:46 / May 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51638102 1921663151289113 423901967761276928 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me siguri gjatë ditës tuaj përdorni herë pas here batuta e shprehje nga filmat e vjetër shqiptarë që i kanë shkrirë të gjithë së qeshuri dhe i rezistojnë ende kohës, duke qenë akoma ‘në modë’. Disa prej batutave perla të filmave të vjetër shqiptarë.

Pallati 176

“Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe…”

“Po kjo tona, kjo tona thuaj, që nuk hahet as me vaj e as me uthull.”

“Krushqi me Jovan Bregun? Pu pu pu…”

“Irenkë pse të djeg miza moj xhan?”

“Po kur u bë dhe Sandër Mafishja, i biri i tetos të bëjë dashuriçka poshtë e përpjetë, mos ngeltë njeri më këmbë.”

“S’kisha bërë ndonjëherë nga këto anonimet, thashë ta provoja njëherë.”

“A drejtor, a drejtor. O të bëj krushk , o plaça në vend plaça!”

“Me kë ishe të keqen xhaxhi? Me një shoqe me pantallona eee?”

“O Fredi, është babai im ai. Pse ai që shani ju, nuk është i imi ai?”

“I zbret shkallët fap e fap e fap, flutur që iu bëftë mamaja.”

“Po qan ti? Epo qaj plas. Irena mos qaj ti Irena, mos qaj.”

“Desh ju lashë dhe juve pa fejuar.”

“Po unë zgjodha njerinë o ba.”

“Plasën çokollatat edhe këndeja. Po pse mo kaq budallenj jeni ju djemtë e fisit tonë?”

“Të kam ndjekur, të kam vëzhguar e, të kam studiuar ee.”

“Po mi shoqe po. Po jo mi shoqe jo.”

“Vani, po qenkan thyer vezët mor i uruar! – Po jo moj Liri, ishin ca si të buta vetë.”

Lulëkuqet mbi mure

“Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë zotërisë sate.”

“Ç’ti bëj drejtorit që është zemërmirë, pa jua tregoja unë qejfin juve.”

8 persona plus
“Ëndrra janë, bën vaki dhe s’dalin.”

Dy herë mat

“Dua edhe akullore, edhe çokollatë.”

“Cuk, po ti do më vdesësh mua!”

Dora e ngrohtë
“Bishtin e qenit sado t’a drejtosh, prapë bisht qeni do të mbetet.”

Zonja nga qyteti

“Shitën gomarin, blenë biçikleta e çoç u duket vetja.”

“Po si jeni ? C’thonë këta katundaret këtej. Marrin ndonjë çikë erë nga jeta?”

Përrallë nga e kaluara

“E gjetëm Vangjel”

“Gjino, u poqën fiqtë”

“Po bota, ç’do thotë bota?”

“Ka ligj, por ka dhe Maliq.”

“E hodhët dobiçin në ferrë dhe tani vini të na bëni budallaçka ne.”

“Është fati im, më ra nga qielli.”

Jam grua e martuar, kam një burrë.”

“Bëri ç’bëri, mori atë që deshi.”

Kapedani

Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec.”

“Me cilin sy e pe, me atë me xham apo me atë pa xham?”

“- Do pi, do dehem. – Të piftë dreqi në bark!”

Kryemadhi Qemal Stafa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.