Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këto maska në shtëpi do t’ju ndihmojnë të rigjeneroni flokët e djegur

20:34 / June 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Floket 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flokët e djegur dhe majat dyshe janë ndër problemet me të shpeshta me të cilat përballen femrat . Zakonisht priremi të mendojmë që ky problem shfaqet vetëm në verë si pasojë e ekspozimit në diell dhe ujit të kripur të detit, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Përdorimi i tepruar i piastrës, tharëses së flokëve apo dhe dekolorimi i shpeshtë i dëmtojnë rëndë flokët. Ata thahen, humbasin qëndrueshmërinë, digjen dhe formojnë maja të dyfishta. Shpeshherë trajtimet natyrale mund të rezultojnë edhe më efektive se maskat e gatshme. Ja 3 metoda natyrale mjaft efektive që trajtojnë flokët e djegur dhe majat dyshe.

Maskë me Aloe vera dhe vaj ulliri ekstra i virgjër : Aloe Vera ushqen dhe rigjeneron flokët, parandalon rënien e tyre dhe nxit rritjen. Vaji i ullirit i bën flokët më të butë dhe luan një rol mbrojtës ndaj dëmtimit. Përzieni 5 lugë çaji xhel Aloe Vera me 5 lugë çaji vaj ulliri. Njomni flokët paraprakisht me vaj ulliri dhe aplikoni maskën e krijuar nga rrënja deri tek majat. Lëreni maskën të veprojë për 1 deri në 2 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët. Në ujin që do të përdorni duhet të hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial të pemës së çajit.

Maskë me majonezë dhe vaj ulliri : Në një tas hidhni 3 lugë çaji majonezë, 3 lugë çaji vaj ulliri dhe 3 kapsula vitaminë E. Aplikojeni maskën nga mesi i flokëve deri tek majat. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët dhe shampo bimore. Përsëriteni këtë procedurë 1 herë në javë dhe do të vini re përmirësim të dukshëm.

Maskë me mjaltë dhe vezë : Ky kombinim është i mrekullueshëm për flokët e dëmtuar. Maska me mjaltë dhe vezë trajton majat e dyfishta dhe forcon flokët. Përzieni dy kokrra vezë dhe dy lugë çaji mjaltë derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën në të gjithë flokët nga maja deri tek rrënja dhe mbështilleni kokën me një qese plastike. Lëreni maskën të veprojë për 5 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët./Living

flokët e djegur tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.