Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këto sekrete do t’ju ndihmojnë të keni një martesë të lumtur

23:38 / December 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 5 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E vërteta është se çdo çift ndjek një rrugë të ndryshme me kalimin e kohës. Shumë i afrohen martesës dhe krijimit të familjes ndërsa të shumtë janë ata që kalojnë kriza dhe ndahen disa vite më vonë. Dashuria, respekti, mirëkuptimi dhe vlerësimi i ndërsjellë janë disa nga themelet bazë që duhet të ekzistojnë në një marrëdhënie afatgjatë. Ekspertët e marrëdhënieve besojnë se ka disa këshilla për një martesë më të lumtur.

Përqëndrohuni në gjërat pozitive të partnerit tuaj

Nuk është gjithmonë e lehtë të shohësh të gjitha të mirat që ka partneri yt. Për të pasur një martesë të lumtur në planin afatgjatë, duhet të pranoni pikat e forta dhe të dobëta të partnerit tuaj dhe të jeni në gjendje të vendosni pritshmëri realiste.

Pranoni që edhe çiftet e lumtur grinden

Asnjë çift i martuar nuk është i lumtur gjatë gjithë kohës. Si me të gjitha marrëdhëniet, ka ulje dhe ngritje. Synoni të keni dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë për të kapërcyer çdo vështirësi.

Mos prisni të plotësoheni vetëm nga bashkëshorti juaj

Asnjë njeri nuk duhet ta bazojë lumturinë e tij vetëm në një person tjetër. Sigurisht që bashkë do të bëni ëndrra dhe synime, por do jetë mirë të ruani pavarësinë në disa çështje.

Bëni gjëra që ju kënaqin

Nëse ju pëlqen të udhëtoni, vidhni kohën vetëm për ju. Në të njëjtën kohë mund të caktoni një takim gjatë javës si datë rinovimi. Është shumë e rëndësishme që çiftet të mos lodhen nga rutina e përditshme.

Respektoni njëri-tjetrin

Edhe në një grindje të madhe, kini kujdes të mos thoni fjalë për të cilat do të pendoheni më vonë. Zemërimi është një këshilltar shumë i keq dhe partneri juaj do të zhgënjehet nëse zbulon se ju nuk e respektoni apo nuk e vlerësoni.

lumtur martese sekrete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.