Ekspertë dhe studime të ndryshme kanë vënë në dukje në mënyrë të përsëritur se mungesa e gjumit e bën një individ më të prirur ndaj sëmundjeve të tilla si diabeti, çrregullimet e zemrës, hipertensioni dhe çrregullimet e lidhura me sytë. Por, a e dini se mungesa e gjumit mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionin tuaj imunitar, duke ju bërë më të prirur të sëmureni?
Duke shpjeguar këtë lidhje midis gjumit dhe imunitetit, Dr Pritha Nayyar tha: “Trupi ynë çliron proteina të rëndësishme të quajtura citokina, disa prej të cilave luajnë një rol në nxitjen e gjumit. Disa citokina të tjera rriten në numër kur jeni nën stres, ose vuani nga një infeksion ose inflamacion. Mungesa e gjumit ndikon në prodhimin e këtyre citokinave, përveçse ndikon në çlirimin e antitrupave që luftojnë infeksionin, gjë që rezulton në imunitet të ulët.”
Dr Nayyar shtoi se përveçse ju bën më të prirur ndaj sëmundjeve, privimi i gjumit ndikon gjithashtu në shpejtësinë e shërimit nga një sëmundje. “Përveç kësaj, mungesa e gjumit për një periudhë të gjatë kohore rrit rrezikun e sëmundjeve të tjera duke përfshirë diabetin, obezitetin dhe sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut (kardiovaskulare)”.
Shenjat që tregojnë se mungesa e gjumit po ndikon në imunitetin tuaj
Nëse pyesni veten nëse mungesa e gjumit të duhur po dëmton funksionin tuaj imunitar, kini kujdes për këto shenja
*Episodet e shpeshta të infeksionit respirator
* Dhimbje trupi
*Rritje e nivelit të sheqerit/glukozës
në gjak
*Rritje e presionit të gjakut
“Rritja e nervozizmit, presioni i lartë i gjakut, përgjumja e shtuar gjatë ditës, infeksionet e shpeshta, sëmundjet kardiake janë disa nga problemet e shumta që ndodhin për shkak të mungesës së gjumit adekuat”, shtoi Dr Kumar.