Për një arsye apo një tjetër, problemet me pagjumësinë prekin shumë njerëz. Ka disa njerëz që konsumojnë vakte të vona dhe të rënda, një ndër shkaqet kryesore që nuk mund të bëhet një gjumë i rehatshëm.
Por çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë që të bëjmë një gjumë të qetë, në mënyrë që të kemi energji për ditën tjetër?
Ushqime të pasura me proteina
Proteinat bëjnë që të ndalohet uria, duke na dhënë kështu ndjesinë e ngopjes. Pjata nuk duhet mbushur plot. Mjaftojnë disa fruta të freskëta, djathë, vezë apo bishtajoret.
Banane
Ka dy ushqyes të rëndësishëm të cilat veprojnë si pilula natyrale gjumi: melatonina dhe triptofani. Ngrënia e një bananeje e bën trurin i dërgon sinjale trurit për të fjetur.
Mjalti
Një gotë qumësht i ngrohtë shoqëruar me një lugë gjelle mjaltë si ëmbëlsues është ndër zgjidhjet më të mira për gjumë të qetë.
Kamomili – Pini çdo natë pak kamomil para se të flini. Ëmbëlsojeni me një lugë mjaltë. Ndihmon në relaksimin e mendjes dhe të trupit. Lejon muskujt të pushojnë.
Uji
Para se të shtriheni, pini një gotë me ujë të ngrohtë. Do t’ju ndihmojë të hidratoni trupin.