Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Këto ushqime s’duhet t’i lani kurrë para se t’i gatuani

19:04 / November 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pulaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që të vegjël na kanë mësuar të lajmë çdo gjë që hamë, përjashtojmë këtu ushqimet e përpunuara, pasi higjiena është e vetmja mënyrë që arrin të mbajë larg bakteret dhe infeksionet e ndryshme, që merren nëpërmjet ushqimit.

Në të vërtetë, larja e disa produkteve mund të ketë ndikime negative për shëndetin.

1.Gjeni pafund receta ku përbërësi kryesor është mishi i pulës, i cili nga llojet e tjera si p.sh mishi i lopës, viçit apo deles, është më i shëndetshëm dhe i pasur në vlera ushqyese. Pula nuk mungon kurrë në tryezën e shqiptarëve, megjithatë jeni të sigurt që e gatuani ashtu siç duhet? Mjekët infektologë këshillojnë të mos e lani kurrë pasi bakteret që gjenden në lëkurën e saj, si salmonela dhe histeria, mund të shpërndahen kudo dhe t’ju shkaktojnë infeksione të rënda që mund t’ju marrin jetën.

2.Kur bëhet fjalë për mishin e kuq, ekspertët e shëndetit dhe konsumatorët, ndahen në dy kampe:nga njëra anë janë ata që këshillojnë ngrënien e tij pasi është një burim i shkëlqyer i hekurit, në anën tjetër janë ata që e ndalojnë ngrënien e tij, duke e konsideruar si kancoregjen dhe shkaktar të disa sëmundjeve: si diabeti, Alzheimer, depresioni etj. Megjithatë pavarësisht qëndrimit që mbani, nuk duhet ta lani kurrë pasi njëlloj si pula, mishi i papërpunuar përmban baktere që më pas shpërndahen gjatë larjes së tij. Këshillohet që shkrirja e tij të mos bëhet në mikrovalë, por të lihet të pushojë në një enë çfarëdo.

3. Kërpudhat janë një nga ushqimet më të shëndetshme për shkak të sasisë së konsiderueshme të fibrave, proteinave, aminoacideve, vitaminave (përfshirë B1, B2, B12, C, D dhe E) dhe mineraleve që përmbajnë. Mënyrat e përgatitjes së tyre janë nga më të ndryshmet, ndonëse sipas një kërkimi të fundit këshillohet të mos skuqen, pasi ky proces gatimi redukton vlerat e tyre ushqyese. Gjithashtu këshillohet të mos i shpëlani kurrë, ose t’i lini në ujë për një kohë të gjatë, pasi humbasin elasticitetin dhe shpërbëhen lehtësisht, si dhe kthehen në vatra infeksioni.

Lani tirananews.al ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat

22:00 / February 25, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.