Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Dikush kërkon revolucion social”/ Baton Haxhiu flet për skandalin me pagat: Shteti ka dështuar

22:42 / December 22, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baton haxhiu1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Baton Haxhiu, duke folur për skandalin e rrjedhjes së të dhënave sensitive të 630 mijë shqiptarëve, si kartat e ID, pagat dhe vendi i punës, thotë se në këtë rast, “shteti ka dështuar totalisht”.

Ai u shpreh se “kjo çfarë ka ndodhur është më shumë se sa traumë” duke shtuar se “nuk di se si ta definoj këtë papërgjegjësi shtetërore dhe individuale”.

“Këtu është një i çmendur që nuk e ka ditur fare për pasojat, se çfarë do të thotë botimi i tyre. Mos të flas për shtetin që ka dështuar totalisht. Nëse nuk je i përgatitur për digjitalizim, nëse nuk e ke sekretin e ruajtjes së tyre, mos e bëj, se nuk je i gatshëm për këtë punë”, tha mes tjerash Haxhiu në emisionin “Shock” në “Euronews”.

“Këtu, dikush kërkon njëfarë revolucioni social, për shkak të dallueshmërisë”, tha Haxhiu.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të kalojë pa pasoja.

Kujtojmë që Prokuroria ka nisur verifikimet dhe do të kërkojë zyrtarisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve nxjerrjen e dokumenteve zyrtare për të zbuluar nga kanë dalë këto të dhëna.

haxhiu kerkon Revolucion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.