Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Këtu duan vetëm lekë, më shohin për lekë”, motra e 60-vjeçarit me Covid që u hodh nga “Shefqet Ndroqi” rrëfen telefonatën e fundit

13:29 / December 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
familjaret e burrit qe u vethodh 770x436 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24 u hodh dritë mbi vetëvrasjen e pacientit Leonard. Sh. ish-i përndjekur politik që i dha fund jetës më 29 nëntor duke u vetëhedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Në studion e emisionit, në bashëkëbisedim me moderatoren Evis Ahmeti ishin vëllai i të ndjerit, motra nga italia dhe ish bashkëshortja e tij. Ata pohuan se gjendja e tij nuk ishte e rënduar, por se kishte dashur vetë të shkonte në spital.

Motra e tij tregoi edhe telefonatën e fundit me Leonardin, duke u shprehur se i kishte rrëfyer faktin që në spital i kërkonin para.

Vëllai i Leonardit: Të shtunën në drekë e kanë marrë me ambulancë, ka shkuar nga Lezha në “Shefqet Ndroqi”, se çfarë kure i kanë dhënë ne nuk dimë asnjë lloj gjëje. Ne nuk këna nevojë me rrejt, vëllai ka qënë shumë i qetë, jo me nerva. Se kura që mori në Shkodër ishte shumë e mirë, atje i bënë trajtim të mirë.

Evis Ahmeti: Pse shkoi në spital?

Ish-bashkëshortja, Irena: Nuk ishte i sëmurë për të pasur frikë se do vdiste. Djemtë e mi ishin të revoltuar nga veprimi i të atit se pse shkoi në spital kur nuk ishte për spital. Ai ka pasur kollë. Pasojat e burgut i ka pasur jo vetëm në tru por dhe në trup. Ka pasur probleme me mushkëritë.

Motra e Leonardit, Merita: Unë kam folur për herë të fundit me të në 3 e 18 minuta në viber. Më mori ai në fakt. Ajo ishte telefonata e fundit. Kam pas folur përditë se kishim lidhje shumë të afërt.

Evis Ahmeti: Si ishte situata?

Motra e Leonardit, Merita: Kishte oksigjenin, kollën nuk e dëgjova në fakt. Ditën që më mori në ambulancë ishte edhe një infermiere me të. Mirë i thashë po rrimë në kontakt bashkë. Pas atij momenti njoftova edhe vëllain tjetër, dhe pastaj edhe një shoqen time. Më tha edhe që do i jap doktoreshës numrin tënd për konsultime. Atij i dukej sikur nuk i bëhej shërbimi nga infermierët. Në tualet shkonte vetë, nuk është se ishte në shtrat. Më tha edhe që këtu duan vetëm lekë më shohin për lekë. i thashë sa lekë ke? Ai më tha kam 80 apo 90 mijë lekë shqiptare me vete. Unë i thashë jepja se t’i nis motra urgjent.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.