Për deklaratën e tij pak ditë më parë lidhur me marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR-i, kryeministri Edi Rama thotë se kërkesa e tij jo vetëm që nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një zgjidhje përmes dialogut dhe në fund të njohjes përfundimtare të shtetit të Kosovës.
”Sa herë aktakuza ndaj meje rikthehen akuzat si vëllau i Vuçiçit kthehen edhe ato për Evropën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë, si ata enveristët. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e shtuat të atyre pasi unë thashë që NATO të marrë në kontroll kufirin.
E ngatërrojnë siç e ngatërroi parafolësi me diçka tjetër, unë këtu flas për përgjegjësinë absolute për ta mbajtur nën kontroll kufirin gjë që policia e Kosovës nuk e bën dot objektivisht. Ndërkohë që këtë e thonë edhe drejtuesit e lartë, sepse nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin. Kjo mua më siguron se kam thënë gjënë e duhur”,-tha Rama.