Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

KFOR thirrje për përmbajtje nga retorika eskaluese mes Kosovës dhe Serbisë

21:46 / April 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KFOR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë bërë thirrje për shmangie të “veprimeve dhe retorikës eskaluese”, mes Kosovës dhe Serbisë. Ky mision vlerësoi se zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe kaluan pa incidente.

“Gjatë gjithë kohës, KFOR-i ka qëndruar në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e interesit ka monitoruar situatën në terren”, thuhet në një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.

Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe dhe dalja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ishte vetëm 3.47 për qind.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje në deklaratën e KFOR-it.

Sipas rezultateve preliminare, garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, e fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok fituan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga dhjetë kandidatë, vetëm një ishte nga komuniteti serb. Më parë këto komuna janë udhëhequr nga anëtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, e cila kësaj here i bojkotoi zgjedhjet. Për bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, liderët kosovarë e fajësuan ndikimin e Beogradit. Ndërkaq, liderët e Serbisë kanë paralajmëruar “një krizë të thellë” në atë zonë.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

kfor Kosova mision
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.