Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

KGjK u jep urdhër Gjykatave të ndalojnë hyrjen e avokatëve dhe palëve në objektin e gjykatës pa ftesa

17:20 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BeFunky collage 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nëpërmjet një e-maili dërguar të gjithë kryetarëve të Gjykatave Themelore të Kosovës, si dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme u ka dhënë urdhër që të aplikojnë urdhrin e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kryetari i Gjykatës Themelore Prizren Ymer Hoxha, me datë 08 gusht 2018, kishte lëshuar Urdhër, ku nuk u lejohej hyrja e avokatëve në objektin e Gjykatës pa ftesa, por edhe palëve dhe personave tjerë u ndalohej hyrja nëpër Gjykatë dhe Zyre të gjyqtarëve, pa ftesa apo pa aprovimin dhe lejen e kryetarit të Gjykatës apo pa leje të gjyqtarit.

Sipas njoftimit të dërguar nga Këshilli Gjyqësor, sqarohet se në mbledhjen e mbajtur me datë 27 dhjetor 2018, Këshilli ka shqyrtuar kërkesën e Arianit Salihut, ushtrues detyre i Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

Këshilli Gjyqësor ka vlerësuar se Vendimi i Kryetarit Ymer Hoxha, në lidhje me kufizimin e qasjes së avokatëve dhe palëve në objektin e gjykatës pa ftesa apo pa leje, është në përshtatshmëri me Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave dhe nën kompetencën e kryetarit të Gjykatës, thuhet në njoftim.

Andaj Këshilli Gjyqësor i ka rekomanduar që të njëjtin vendim ta praktikojnë edhe nëpër të gjitha Gjykatat tjera.

Gjykata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit dhe një inspektor të Policisë

19:59 / May 19, 2026

Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

09:38 / May 8, 2026

Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre

12:10 / May 7, 2026

Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit/ Spahiu: Vendim historik, burgjet janë mbushur me të paraburgosur

20:50 / May 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.