Kiara Tito është një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, si dhe ka qenë mjaft aktive në televizion që nga fillimet e karrierës së saj.
Pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip”, moderatorja fitoi shumë fansa dhe dashamirës të cilët e mbështetën jo vetëm për lojën por edhe për lidhjen që krijoi me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli.
Dhe shumë shpejt Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin e preferuar të publikut.
Së fundmi Kiara ka postuar në llogarinë e saj në “instagram” një story ku shfaqet ajo e vogël teksa kërcen.
E veshur me një triko Kiara kërcen shumë e lumtur ku tregon edhe talentin e saj në kërcim.
Duhet thënë që videoja është shumë qesharake dhe Kiara duket se ka qenë simpatike që e vogël.