Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Kicker”, speciale për debutimin e “Spartakut” Gjasula: Me fat që nuk mori të kuq

17:17 / September 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjasula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klaus Gjasula është padyshim një nga notat pozitive të shtatorit kuqezi, por edhe një zbulim që po tërheq vëmendjen gjithnjë e më shumë edhe në Gjermani. Në moshën 29-vjeçare, futbollisti ka debutuar në Bundesligë duke dhuruar paraqitje shumë bindëse edhe me fanellën e Paderborn.

Ndaj pas debutimit të tij kuqezi, nuk është aspak rastësi që e përditshmja gjermane “Kicker” i ka kushtuar vëmendje futbollistit shqiptar duke treguar pak nga rrugëtimi që ka bërë mesfushori të cilin shokët e skuadrës e quajnë “Spartaku” për helmetën që mban në kokë.

E përditshmja gjermane tregon se debutimi i Gjasulës erdhi në një ndeshje të çuditshme ku u gabua himni kombëtar, atë ndaj Francës. Në artikull shkruhet se Gjasula tregoi karakterin e tij dhe lojën agresive ashtu si në kampionatin gjerman dhe ishte me fat që nuk njollosi me të kuq ndeshjen e parë. “Nëse mesfushori ishte me fat në barazimin 1-1 ndaj Volfsburg, pas një faulli të rëndë ndaj Gerhard në minutën e fundit dhe nuk pa kartonin e kuq, ai u shfaq 13 minuta pasi hyri në lojë ndaj Francës me një ndërhyrje ndaj Matuidi me këmbën e shtrirë, por mori përsëri “vetëm” të verdhë”, shkruhet nga e përditshmja gjermane, duke analizuar lojën agresive të futbollistit.

Ajo thekson se prova e tij ishte bindëse ndaj ai ishte titullar dhe siguroi 90 minuta në “fitoren brilante 4-2 ndaj Islandës”. Tani në Gjermani presin që Gjasula të vazhdojë të jetë titullar me klubin e tij, ku tashmë do të sjellë me vete edhe eksperiencën e rëndësishme ndërkombëtare me fanellën kuqezi.


Kicker”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga plani për të “privatizuar” Kupën e Botës: Infantino nuk është më i besueshëm, të rindërtojmë institucionin

12:58 / August 1, 2026

Gazetari britanik dyshoi për “kurdisje” të ndeshjes kundër Joshuas, Kristian Prenga: Marrëzi, boksi im është i pastër

13:43 / July 31, 2026

Përgënjeshtrohen zërat për dasmën e Cristiano Ronaldos, ende nuk është caktuar data

17:07 / July 30, 2026

Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës

11:59 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.