Kida është nga ato këngëtaret që nuk tregon shumë nga jeta, duke i bërë edhe më kuriozë fansat e saj. Duket se jeta në karantinë e ka bërë të hapë zemrën teks ka treguar një tatuazh me inicialin F që ia ka dedikuar gjyshes së saj.
Tashmë është kthyer në trend që njerëzit tgë përjetësojnë kujtimet e tyre në lëkurë dhe Kida ka shumë tatuazhe por që nuk ka treguar ndonjëherë histori të tyre.

