Kida, këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga On Records disa muaj më parë, e cila merrej me menaxhimin e saj. Në atë kohë u fol se ajo do vazhdonte karrierën e pavarur por ja që planet kanë ndryshuar.
Agjenti i “Thumb On” ka zbuluar se Kida e ka gjetur tashmë një menaxher të ri.
Menaxheri i saj do të jetë Faton Shoshi, i cili është një emër tepër i njohur për publikun shqiptar. Vetëm disa javë më parë, këngëtari Ledri Vula shkëputi marrëdhëniet e punës me Fatonin, i cili e kishte menaxhuar deri më tani, ndërsa pritet që reperi të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me Kidën, të cilën e mori në menaxhim Fatoni.
