Human Rights Watch (HRW), thotë se ka prova të reja të përdorimit pa kriter të minave tokësore të ndaluara nga forcat ukrainase kundër trupave ruse.
Organizata joqeveritare i bëri thirrje Kievit të respektojë zotimin që bëri në fillim të këtij muaji për të mos përdorur armë të tilla, të hetojë përdorimin e tyre të mundshëm dhe të vërë përpara përgjegjësisë autorit.
“Angazhimi i qeverisë ukrainase për të hetuar përdorimin e dukshëm nga ushtria e saj të minave të ndaluara kundër personit është një njohje e rëndësishme e detyrës së saj për të mbrojtur civilët”, tha Steve Gooss, kreu i armëve në HRW.
Observatori tha se informoi qeverinë ukrainase për gjetjet e saj në një letër të dërguar në maj, por nuk ka marrë një përgjigje nga Kievi.