Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kievi: Shkatërrimi i digës shkaktoi 1.5 miliard dollarë dëme

17:38 / June 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
io 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kievi tha se shkatërrimi i digës Kahovka, në zonën e kontrolluar nga rusët në jug të Ukrainës, ka shkaktuar dëme në mjedis në vlerë prej 1.5 miliard dollarë.

Diga u shkatërrua më 6 qershor dhe shkaktoi dëme shkatërruese në rajonin e Hersonit, si në pjesën që kontrollohet nga rusët, ashtu edhe në atë që kontrollohet nga ukrainasit. Si pasojë e vërshimeve, mijëra persona u detyruan të evakuoheshin dhe u rrit frika për një fatkeqësi mjedisore.

Kievi e ka akuzuar Moskën për “eko-cid” duke thënë se Rusia e ka hedhur në erë digën e epokës sovjetike në lumin Dnjepër, ndërkaq Rusia ka akuzuar Ukrainën për shpërthimin e digës.

“Çdo ditë Rusia po shkakton dëme të reja ndaj Ukrainës”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë një konference të mbajtur në Londër për rindërtimin e Ukrainës.

Ai tha se kostoja e përgjithshme për rindërtimin e Ukrainës – që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i kaluar – sipas vlerësimeve të Bankës Botërore është 411 miliardë dollarë. Sipas tij, kjo shifër “do të rritet, veçmas pas shkatërrimit nga Rusia të digës Kahovka”.

Kryeministri ukrainas tha se “vlerësimet e paraprake” thonë se dëmet mjedisore të shkaktuara nga shkatërrimi i digës arrijnë në vlerën prej 1.5 miliard dollarë. Në këtë shifër, sipas tij, nuk përfshihen “dëmet në bujqësi, infrastrukturë, ekonomi familjare dhe rindërtimin e digës”./ Rel

dëme diga Kievi Shkatërrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

15:16 / October 20, 2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit/ Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

14:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.