Mëngjesin e kësaj të hëne, tre shpërthime të forta janë dëgjuar në Kiev të Ukrainës. Si pasojë e sulmit, një ndërtesë u përfshi nga flakët në lagjen Shevchenkiv. Kjo vjen një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse në një sulm mbarëkombëtar që la 19 të vdekur. Në dy qytete të tjera të Ukrainës janë duke u zhvilluar luftime të ashpra, në Soledar dhe Bakhmut , sipas njoftimit nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga fronti i Donteskut vjen lajmi për vdekjen e një shtetasi italian nga Sardenja që luftonte me rusët, i cili quhej Elia Putzolu.
Postime te ngjashme
Add A Comment