Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kikia: Protesta nuk u mbyll në mënyrën e duhur, partitë ia arritën qëllimit

20:54 / February 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mentor kikia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedagogu Mentor Kikia përmes një shkrimi të publikuar pak më parë ka treguar se sot protesta e studentëve u mbyll zyrtarisht dhe partitë politike në vend ia dolën ta shuanin.

‘Në kujtim të protestës që sot u shua edhe zyrtarisht. Sot u mbyll kapitulli. U mbyll zyrtarisht. Protesta e studentëve përfundoi edhe në dy-tre vatrat e fundit ku ishte transformuar në formën e një bojktoi, apo zaptimi të mjediseve universitare. Nga e hëna mësimi do të rifillojë tërësisht’, ka nisur shkrimin e tij Kikia. Më tej pedagogu shton se protreta u tërhoq zvarrë derisa u zbeh dhe nuk përmbushi atë që prisin qytetarët.

‘Nuk u mbyll në mënyrën e duhur, në mënyrë dinjitoze. U tërhoq zvarrë, u zvenit, u zbeh, pa shkëlqim, ashtu siç meritonte. Nuk mori atë që duhej të merrte, nuk prodhoi atë që duhej të prodhonte, nuk përmbushi atë që prisin qytetarët, ata që qëndronin indiferentë pas vetratave të kafeneve, para televizorëve me telefona në dorë. Nisi e kulmoi për një javë. Kërkoi pak, përciptazi. Nuk ditën, nuk deshën, nuk mundën. Ishin të rinj, kishin frikë nga politika. Ndërsa politika shkarkoi të gjitha bateritë e saj të “shërbimeve sekrete rinore”, për të shuar, zbehur, deformuar. Dhe ia doli’, vazhdon më tej Mentor Kikia.

‘Të gjitha partitë, në pushtet e opozitë ia dolën. Protesta, organizimi më masiv rinor e studentor në 28 vjet nuk arriti të rrëzojë dot një ligj, e jo më të godasë një sistem politik. Do të duhej të kishte shërbyer si model i një institucioni, institucioni i munguar i reagimit qytetar, për çdo qeveri. Por për fat të keq nuk u bë. Ishte një shans, jo për të rrëzuar një qeveri, por për të shkundur nga themelet një sistem të deformuar e të korruptuar.’

kikia partite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.