Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kikia: Shqiptarët jo gati të mbështesin rikthimin e Berishës

16:18 / December 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kikia e1629309595962 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PS-ja është drejt mandatit të katërt, teksa pëlqyeshmëria për liderin e PD-së Sali Berisha ishte në rënie, janë të dhënat e një sondazhi që u publikua mbrëmë në ”Report Tv” dhe sot u komentua nga analisti Mentor Kikia. Për të rikthimi i Berishës ka motivuar militantët e PD-së dhe ka krijuar një energji të re brenda partisë dhe në protestat publike. Megjithatë, ai theksoi se ngërçi kryesor për PD-në nuk është thjesht pëlqyeshmëria për qeverinë aktuale, por gatishmëria e qytetarëve për të mbështetur rikthimin e Berishës.

”Rikthimi i Berishës i ka dhënë një puls të ri angazhimit të demokratëve, duke krijuar mundësi për rigjallërim të ri të jetës politike të PD, por edhe aksionin jashtë selisë politike, protesta. Sondazhet masin qëndrime të ndryshme të qytetarëve. Berisha i ka dhënë një impuls të ri qytetarëve apo aktivistëve të PD, por nuk janë në një mendim shqiptarët që nuk mbështesin qeverinë. Ngërçi i PD nuk është fakti a janë shqiptarët të gatshëm të mbështesin mandatin e katërt të PS, por sa janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës. Berisha mund të motivojë militantët e PD, por mund të mos motivojë pjesën dërrmuese të shqiptarëve vota e të cilëve do të jetë e domosdoshme për ta sjellur në pushtet”,-tha Kikia.

Nga ana tjetër, Kikia vlerësoi besimin e publikut ndaj SPAK-ut dhe kryeprokurorit Altin Dumani, duke e lidhur këtë me veprimet konkrete kundër korrupsionit dhe kundër të ashtuquajturve të paprekshëm. ”Besimi tek SPAK-u dhe Dumani është rezultat i punës dhe që ka nevojë për të besuar në një institucion. Shkalla e korrupsionit e institucioneve çonte në rënien e besimit tek ato. Krijimi i SPAK dhe aksionet e ndërmarra në luftën kundër të korruptuarve të paprekshme, numri i zyrtarëve apo ish-zyrtarëve e bëri SPAK-un të ishte një dritë shprese për shqiptarët që kërkonin drejtësi, që kërkonin ndëshkim për ata që abuzonin me fondet publike. SPAK u pa si institucioni i shpresës. Kur analizohen pse shqiptarët braktisin vendin, pse e shohin veten jashtë”.

kikia PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.