Gazetari Mentor Kikia, thotë se është shqetësuese mënyra se si krijohet klientela e përdoruesve të drogës në ambientet e shkollave.
Për të rinjtë që nuk janë përdorues rrezikojnë të përjashtohen nga grupi shoqëror e duke qenë se nuk duan të jenë të përjashtuar ata nxiten të bëhen edhe vetë përdorues.
“Kjo klientelë krijohet përmes futjes së një personi brenda grupit. Njerëzit dikur bullizoheshin, apo përjashtoheshin sepse ishte përdorues i një cigareje duhan, tani është e kundërta, ai që nuk përdor përjashtohet nga grupi dhe për të qëndruar pjesë e këtij grupi, sepse ky grupi shikohet me tjetër sy nga nxënësit, si nivel më i lartë se janë përodures. Këta të rinj shndërrohen në modelin e keq që është influent në mjedisin e të rinjve”,-tha për Euronews Albania gazetari Mentor Kikia.
