Kim Kardashian është akuzuar ashpër nga fansat e saj për përdorimin e photoshop-it, në një foto që vetë ajo ka postuar në Instagramin e saj.
Fotoja në fjalë tregon Kim duke pozuar në palestër, me njërën dorë tek veshja e saj sportive, ndërsa tjetrën duke mbajtur një shishe me ujë dhe format e saj marramendëse.
Por disa fansa kanë vënë re se disa pajisje të palestrës në sfond të fotos janë të shtrembëruara, duke e akuzuar 41-vjeçaren se ka përdorur fotoshop për të theksuar belin e saj.
Duke reaguar ndaj postimit të saj, në të cilin Kim vendosi mbishkrimin: “Kokën lart ose kurora rrëshqet”, një fans shkroi: “Jo, jo sfondi i lakuar”.
Një tjetër ndër ata që kritikuan imazhin shkroi: “Sfondi i modifikuar” krahas një emoji fytyre që qan.
Një tjetër koment thotë: “Kushdo që e bëri këtë fotoshop nuk e bëri punën e tij siç duhet.”
Pas mijëra komenteve kritikuese, ylli i reality-showt postoi një tjetër foto në Instastory, ku dukej e ulu në një pajisje të palestrës.