Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” Kim bën me dije se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prillit.
Ambasadorja amerikane gjithashtu thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti, ndërsa bën thirrje për një proces të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve.
POSTIMI:
Takova Kryetarin e PD-së Lulzim Basha sot, njësoj siç jam takuar me Presidentin Ilir Meta dhe Edi Ramën në 48 orët e fundit Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve shqiptarë të votojnë lirshëm dhe në paqe.
