Serbia ka treguar forcën ushtarake në një paradë në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, ku u ekspozua edhe sistemi kinez FK-3.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilloviq, nënvizoi se ky sistem me rreze të mesme veprimi, do të përdoret për mbrojtjen ajrore të vendit.
Serbia pranoi dërgesën me këtë sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore përmes një operacioni sekret, më datë 10 prill. Një lëvizje që u pasua me reagime të forta në kohën kur ende vazhdon lufta në Ukrainë dhe armatosja e Ballkanit mund të kërcënojë paqen e brishtë të rajonit.
Presidenti serb Alexandër Vucic deklaroi se vendi po përballet me presion të madh që të vendosë sanksione kundër Rusisë por Beogradi qëndron i palëkundur në pozicionin e tij.
