Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kina dëbon një diplomate kanadeze në shenjë hakmarrjeje

16:17 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hh 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina dëboi konsullen e Kanadasë në Shangai, pasi Otava dërgoi në shtëpi një diplomate kineze, të akuzuar për përpjekje për të frikësuar një deputet kanadez.

Të hënën, Kanadaja e shpalli diplomaten kineze, Zhao Wei, “person të padëshirueshëm” dhe e urdhëroi të largohej nga vendi. Në përgjigje, Kina urdhëroi të martën largimin e Jennifer Lynn Lalondes, diplomate kanadeze në Konsullatën e saj në Shangai.

“Kina rezervon të drejtën edhe për reagime të tjera”, tha përmes një deklarate Pekini zyrtar.

Të dyja diplomatet kanë pesë ditë kohë për t’u larguar nga vendet përkatëse.

Dëbimet paraqesin një përkeqësim të konsiderueshëm në marrëdhëniet midis Otavës dhe Pekinit, pas raporteve për ndërhyrjen e dyshuar politike të Kinës në Kanada. Kanadaja ka thënë se Kina ka vënë në shënjestër ligjvënësin e saj opozitar, Michael Chong, dhe të afërmit e tij në Hong Kong, pasi Chong ka akuzuar Pekinin për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas një raporti të inteligjencës kanadeze, i cili ka dalë në gazetën “Globe and Mail”, Zhao është përfshirë në mbledhjen e informacioneve për Chongun, pas kritikave të tij të zëshme ndaj trajtimit që i bën Pekini pakicës së tij ujgure.

Sipas raportit, agjencia e spiunazhit e Kanadasë beson se Kina ka kërkuar detaje për të afërmit e Chongut në Hong Kong, në përpjekje për t’i penguar “pozicionet anti-kineze”.

Të enjten e kaluar, Kanadaja ka thirrur në bisedë ambasadorin e Kinës, për ta informuar se nuk do të tolerojë ndërhyrje në punët e saj./ REL

kanadeze Kina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

21:40 / October 27, 2026

Zgjedhjet në Izrael/ Pjesëmarrja në votime më e larta në 50 vjet, partia e Netanyahut kërkon zgjatjen e votimit, Eisenkot kundër

19:39 / October 27, 2026

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

22:03 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.