Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kina dërgon ekip mjekësh për ta vizituar Kim Jong-un. Çfarë po ndodh?

21:39 / April 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kim Jong
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vazhdojnë spekulimet për gjendjen e Kim Jong-un pas raportimeve për operacionin në zemër dhe mungesën e tij në evente të rëndësishme.

The Guardian shkruan sot se Kina ka dërguar një grup me ekspertë mjekësorë dhe diplomatë në Korenë e Veriut, për t’u kujdesur për shëndetin e liderit të vendit Kim Jong Un.

Lajmi i disa mediave të huaja citon burime nga Kora e Jugut që kanë konfirmuar vizitën e mjekëve kinezë në vend.

“Lajmi për udhëtimin e mjekëve dhe zyrtarëve kinezë vjen mes raporteve kontradiktore për shëndetin e sundimtarit të Koresë së Veriut. Nuk ishte e qartë se çfarë sinjalizon ky udhëtim i ekipit kinez për sa i përket shëndetit të Kim. Një delegacion i udhëhequr nga një anëtar i vjetër i departamentit ndërkombëtar të partisë komuniste kineze u largua nga Pekini për në Korenë e Veriut të enjten, i thanë dy burime Reuters”.

Megjithatë ministria e Jashtme Kineze nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

Daily NK, një uebfaqe me bazë në Seul, raportoi në fillim të kësaj jave se Kim po shërohej pasi i ishte nënshtruar një operacioni kardiovaskular në 12 Prill. Ajo citoi një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut.

Zyrtarë të qeverisë së Koresë së Jugut dhe një zyrtar kinez në departamentin e ndërlidhjes, raporton The Guardian kundërshtuan raportet që sugjeronin që Kim ishte në rrezik të madh pas operacionit.

Të enjten presidenti amerikan, Donald Trump, gjithashtu hodhi poshtë raportet e mëparshme se Kim ishte i sëmurë rëndë.

“Unë mendoj se raporti ishte i pasaktë,” u tha Trump gazetarëve, por ai nuk pranoi të thoshte nëse ai kishte qenë në kontakt me zyrtarët e Koresë së Veriut.

Të Premten një burim nga Koreja e Jugut i tha Reuters se Kim me shumë gjasa do shfaqej në publik së shpejti. Burimi tha se ai nuk kishte ndonjë koment mbi gjendjen aktuale të Kim apo ndonjë përfshirje kineze ne ceshtjen shendetesore.

Një zyrtar i njohur me inteligjencën amerikane tha se Kim dihej se kishte probleme shëndetësore, por ata nuk kishin arsye për të konkluduar se ai ishte i sëmurë rëndë.

Kim Jong-un Kina tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.