Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kina-SHBA-së: Ne mund të jemi partnerë, jo kundërshtarë

09:06 / April 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1712468995xyellen usa 864
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KINË- Kryeministri kinez Li Qiang tha sot se ai shpreson se SHBA dhe Kina mund të jenë partnerë, jo kundërshtarë, duke iu drejtuar Sekretares së Thesarit të SHBA, Janet Yellen, e cila ndodhet në Pekin.

Li vuri në dukje në fillim të takimit të tyre dypalësh se përdoruesit kinezë e kanë ndjekur nga afër vizitën e Yellen që kur ajo mbërriti në Kinë të enjten, me ndalesën e parë në pjesën jugore të vendit, Kantonin (Guangzhou), gjë që tregon, sipas tij pritshmëri dhe shpresë se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të përmirësohen”.

Nga ana e saj, ministrja amerikane i tha bashkëbiseduesit kinez se kjo marrëdhënie mund të përparojë vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm. Vizita e Yellen, e dyta e saj në Kinë brenda një viti, vjen në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, të tilla si aksesi në teknologjitë më të fundit, e ardhmja e Tajvanit ose aplikacioni i internetit TikTok.

Në Kanton, Sekretari i Thesarit i SHBA-së u takua me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng. Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord të kenë kontakte intensive për një zhvillim të balancuar ekonomik, tha në një deklaratë dje, Departamenti Amerikan i Thesarit.

Kina SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë

11:14 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.