Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing, ku një avion i Tibet Airlines mori flakë pasi doli nga pista, shkruan CNN.
Përmes një deklarate, linja ajrore tha se të 113 pasagjerët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit u “evakuuan në mënyrë të sigurt”. Ndërkohë, raportohet se 40 pasagjerët pësuan lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital.
“Sipas ekuipazhit të fluturimit, avioni ka përjetuar një anomali gjatë ngritjes. Ata kanë ndaluar ngritjen pas procedurave,” u shpreh CAAC. Pasi avioni doli nga pista, motori u përplas në tokë dhe mori flakë.
