Qindra besimtarë e niswn kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse në Bethlehem me në sfond protestat kundër shitjes së tokave të Kishës Izraeliteve. Patriarku ortodoks grek Theophilos III mbërriti në Kishën e Lindjes mes thirrjeve “tradhtar” dhe “spiun”.
Zemërata e demonstruesve lidhet me shitjen e pronave të kishës ortodokse greke në Jerusalemin lindor me shumicë palestineze tek grupe që ndihmojnë kolonizimin hebraik. Një protestë e ngjashme u mbajt dhe vitin e kaluar.
Ruset Ortodokse i shënuan krishtlindjet me mesha te posaçme ne mesnate, te mbajtura ne kishat dhe katedralet anembanë vendit.
Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shën Peterburg, në Kishën ku e ëma e kishte pagëzuar fshehurazi në kohën e Bashkimit Sovjetik.
Në Moskë, kreu i Kishës ortodokse ruse, patriarku Kiril e drejtoi Meshën ne katedralen “Krishti shpëtimtar”, kryeministrin Dmitry Medvedev dhe të shoqen, Svetllana në rreshtin e parë.
Per vende që përfshijnë Rusinë, Gjeorgjinë, Armeninë (festoi më 6 janar), Serbinë, Egjiptin e Kazakistanin, 6 janari përbën vigjiljen e krishtlindjeve, e kjo sepse përdorin kalendarin Julian, ndryshe nga perëndimi që ndjek kalendarin Gregorian.