Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Krishtlindje, Papa çel Portën që hapet një herë në 25 vite. Ja simbolika

15:32 / December 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1735135048xscreenshot 4 131
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në lutjen tradicionale për Krishtlindje, Papa Françesku apeloi për paqe, përkushtim dhe angazhim. Në këtë festë ai hapi edhe Portën e Shenjtë në Vatikan, që simbolizon se viti 2025 do të jetë “vit i shenjtë”. Kjo Portë hapet vetëm çdo 25 vite.

Papa mori pjesë edhe personalisht në lutjet festive, ndonëse është i ftohur dhe me shëndet jo të mirë. Lutja ishte në shenjë të “Portës së Shenjtë”, me të cilën shënohet hapja e një “viti të shenjtë”, që përshkon me shumë shpresa për paqe në botë dhe për një jetë më të mirë për të gjithë.

“Kjo është nata kur shpresojmë të hapen portat e shpresës, bekimit dhe mëshirës. Kjo është nata kur Zoti i thotë secilit: Edhe për ty ka shpresë!”

Shpresa dhe falja, pajtimi dhe raporti i ri ndaj Zotit – këto janë simbolikat e “vitit të shenjtë”. Por shpresa për Papën do të thotë edhe më shumë: “Shpresa e krishterë nuk është një fund i lumtur për një fillim, është premtimi i Zotit që do të gjejmë mbështetje në këtë botë që vuan dhe rënkon. Prandaj ajo na bën thirrje që të nxitojmë, të mos vazhdojmë rutinën e zakonshme, të mos qëndrojmë në mediokritet dhe përtaci por të marrim guximin t’i ndryshojmë gjërat.”

Viti i shpresës

“Viti i Shenjtë është një kohë shprese”, tha Papa. Ne duhet të bëhemi, sipas tij, pelegrinët në kërkim të së vërtetës, ëndërrimtarë që nuk lodhen kurrë, burra dhe gra që jetojnë me shpresën dhe punojnë për vendosjen e paqes dhe drejtësisë. Papa tha se “duhet të angazhohemi për ta transformuar botën, e cila është e shtrembëruar nga logjika e fitimit…”

Lutjet në Vatikan dhe Romë kaluan nën masa të forta sigurie. Në meshën me Papën në Bazilikën e Shën Pjetrit ishin mbledhur disa mijëra njerëz, ndërsa jashtë në sheshin e Shën Pjetrit ishin edhe rreth 25,000 njerëz. Ndërsa pika kulmore ishte bekimi i Papës në mesazhin e tij tradicional në shumë gjuhë Urbi et Orbi. /DW/

krishtlindje papa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.