Tre persona të një familje kanë rrezikuar të mbyten në Himarë, teksa kishin dalë në orët e para të mëngjesit për të mbledhur rrjetat në det.
Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin 25 vjeç kanë dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave.
Raportohet se policia ka mundur të shkojë te shpella e Pëllumbave , por gruaja e cila ka qenë në barkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.
Ndërkohë djali 25 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën, vetëm burri është në gjendje të mirë shëndetësore.
