Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Edoardo Sarchi në Tepelenë.
Biznesmeni italian kishte dalë për gjah. 44-vjeçari prej 25 vitesh jeton në lagjen “Laprak”, Tiranë, dhe është ortak në një fabrikë tullash.
Viktima ka vetëm një plagë. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të.
Ata po merren në pyetje në lidhje me këtë vrasje, për të zbuluar më tepër detaje.
